Operacioni anti-drogë: Arrestohen 5 persona në Sarandë

Një aksion kombëtar anti-drogë ka vënë në pranga mbi 200 persona, të arrestuar në disa qytete të vendit.

Në sajë ë këtij operacioni, i cili ka nisur prej dy ditësh, janë vënë në pranga mbi 200 persona që dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Mësohet se Policia ka sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis në kryeqytet, ndërsa arrestimet janë bërë me urdhër të të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Sarandë.

Për këtë operacion janë angazhuar forcat RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie, e po ashtu ka pasur mbështetje edhe nga ajri me helikopterë.

Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë. Ndërkohë, hetimi ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë.