Oltion Çaçi mirëpret në takim Ambasadorin Çek: Bashkëpunim në Turizëm dhe Ekologji
Kryebashkiaku i Sarandes, Oltion Çaçi, ka pritur ne nje takim Ambasadorin e Çekisë në Shqipëri, Zv.Presidentin e Parlamentit dhe Senatorë të Parlamentit Çek.
Çaçi ka zbardhur dhe detajet nga takimi i zhvilluar ne bashkine e Sarandes.
“Kisha kënaqësinë të mirëprisja në ambjentet e Bashkisë Ambasadorin e Çekisë në Shqipëri, Zv.Presidentin e Parlamentit dhe Senatorë të Parlamentit Çek.
Biseduam për të gjitha mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe bujqësisë, për shkëmbimin e eksperiencave dhe teknikave në fushat e mësipërme.
Diskutuam për prespektivën e turizmit gjithëvjetor nëpërmjet zhvillimit të agroturizmit që është me interes të lartë për turistët çek si dhe prezantuam idetë dhe projektet tona për një qytet ekologjik (ecocity) dhe suportin që mund të ofrojë qeveria çeke në këtë sektor”, shkruan Oltion Çaçi.