Media greke: Beleri i “hëngri kokën” Olta Xhaçkës

Jashtme, media greke “Protothema” e ka lidhur me çështjen Beleri. Në një shkrim të gjatë, media greke sjell në vëmendje edhe akuzat e opozitës për bashkëshortin e Xhaçkës, Artan Gaçin, i cili ka marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria Rama.

Shkrimi i medias greke

Largimi nga Ministria e Jashme i Olta Xhaçkës nga kryeministri Edi Rama, lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me paraburgimin e paligjshëm të kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, por edhe me biznesin e bashkëshortit të saj Artan Gaçit në të ashtuquajturën Riviera Shqiptare.

Një anëtare e rëndësishme e Partisë Socialiste, ish-ministrja e Jashtme është vënë në shënjestër të opozitës, e cila i kërkoi Gjykatës Kushtetuese heqjen e saj nga detyra parlamentare, pasi bashkëshorti i saj, socialist dhe ish-deputet, u shpall investitor strategjik nga qeveria Rama dhe ndërtimi i një investimi të madh turistik në plazhin e Himarës.

Aktivitetet e burrit të saj në zonën bregdetare dhe konkretisht në fshatin Drymades, në fakt e bëri atë të shndërrohej në një mbrojtëse të ashpër të paraburgimit të Belerit, pasi kryebashkiaku denoncoi zyrtarisht transaksionet e paligjshme të Gaçit në bashkëpunim me ish-kryebashkiakun Jorgo Goro, i cili është ende ilegalisht në detyrën e tij.

Denoncimi është bërë në Prokurorinë Speciale, ku Gaçi dhe Goro akuzohen për falsifikim dokumentesh, me qëllim që biznesmeni të vinte në dorë një sipërfaqe prej 5512 metrash katrorë dhe pastrim parash nga veprimtari të paligjshme.

Xhaçka, me mosveprimin e saj, duke mos deklaruar konflikt interesi, ka përfituar përmes marrëveshjes martesore të drejta pasurore dhe përfitime të kundërligjshme, të cilat sipas Ligjit për investitorët strategjikë si dhe Ligjit për konflikt interesi nuk duhet të fitohen. Nëpërmjet një investimi strategjik në një pronë false, ai ka përfituar të drejtën e përdorimit të lirë të aseteve shtetërore për të cilat qytetarët e thjeshtë paguajnë detyrime tatimore etj.

Xhaçka nuk është një person i rastësishëm, por një deputete e shquar e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe një ish-ministre e Mbrojtjes e vendit.

Analisti shqiptar Arion Sulo argumentoi se arrestimet e fundit të SPAK-ut kanë vënë në shënjestër qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke goditur shtyllat e programit të tij. Sulo i bëri komentet në një intervistë televizive, ku komentoi edhe riorganizimin gjithëpërfshirës të cilën Rama e shpalli gjatë Asamblesë së partisë së tyre, ku Xhaçka u përjashtua për shkak të tokës që i shoqi i kishte marrë si një “investitor strategjik” në Himarë.

Megjithatë, deri tani largimi i Xhaçkës nuk është interpretuar si qëllim i kryeministrit shqiptar për t’i dhënë fund “pengmarrjes” së Belerit, duke e lejuar atë të betohet si kryetar i Bashkisë Himarës dhe të ushtrojë zyrtarisht detyrat për të cilat bashkëqytetarët e tij e zgjodhën atë së fundi.