Hidhet shorti i Kategorisë së Dytë: Ja ndeshja e parë e Butrintit dhe kalendari i plotë

U hodh ditën e sotme shorti për kalendarin e Kategorisë së Dytë në ambientet e sallës së konferencave në “Shtëpinë e Futbollit”. Ekipet e të gyja grupeve, A dhe B, kanë mësuar rrugëtimin e tyre në edicionin futbollistik 2023/24.

Të pranishëm në sallë ishin përfaqësues të klubeve garuese në Kategorinë e Dytë, ndërsa shorti u hodh nga Eraldi Shera dhe Endi Hyka, specialistë në Departamentin e Garave në FSHF.

Java e parë e kampionatit “Kategoria e Dytë”

Grupi B
Oriku-Shkumbini
Pogradeci-Këlcyra
Butrinti-Turbina
Labëria-Luftëtari
Delvina-Devolli

Në edicionin e ri që nis më 23 shtator, ne  grupin B të Kategorisë së Dytë marrin pjesë 11 ekipe: Oriku, KF Shkumbini, KF Pogradeci, Këlcyra, Butrinti, Turbina, Labëria FC, AF Luftëtari, KF Delvina, Devolli dhe Maliqi. Kampionati i Kategorisë së Dytë zhvillohet me dy faza.

Më poshtë edhe kalendari i plotë me të gjitha ndeshjet, për të dyja grupet:

Kalendari grupit B të Kategorisë së Dytë, sezoni 2023/24