“Fashion Magazine”: Pushimet e pafundme verore të Dua Lipës në Ksamil
Nuk e dimë se për çfarë jemi më shumë xhelozë, për pushimet në dukje të pafundme të Dua Lipës në plazhet e Shqipërisë apo stili i saj i përsosur buzë detit!, shkruan në një artikull Stephanie Davoli të botuar në “Fashion Magazine”:
Këngëtarja e “Dance The Night” ka shpërndarë postime të panumërta në rrjetet sociale duke shëtitur nëpër ishujt e bukur të Mesdheut dhe duke vizituar vendin e saj të lindjes, Shqipërinë.
Dhe ndërsa pushimet e pafundme të Lipës, me sa duket, kanë qenë një nga temat e preferuara të verës në internet, postimet e saj kanë qenë plot stil.
E fotografuar duke marrë rreze dielli në një varkë me vela, apo duke lexuar buzë detit ose duke marrë pjesë në një fotosesion të përsosur në perëndim të diellit në plazh, Lipa ka mahnitur në gjithçka, nga bikinit e lezetshme deri te fustanet e mëndafshta.
Për të shijuar një kohë cilësore familjare gjatë vizitës në Shqipëri, Lipa veshi një fustan të bardhë të mëndafshtë me mëngë të gjata me kopsa.
Duke lejuar që thjeshtësia e qartë e fustanit të shkëlqejë, këngëtarja e plotësoi veshjen me një topuz dhe stoli argjendi dhe një çantë dore.
Për të pozuar buzë shkëmbit në një plazh në Shqipëri, Lipa kishte veshur një minifustan elegant pa shpinë nga Celine.
Këngëtarja e kombinoi look-un me bizhuteri të thjeshta dhe grim për një pamje relaksuese në muzg.