Blendi Klosi takim me strukturat e PS Sarandë: Ja çfarë u diskutua
Drejtuesi politike I qarkut Vlore, Blendi Klosi, ka zhvilluar nje takim me strukturat e PS Sarande.
Se bashku me te ka qene dhe sekretari i burimeve njerezore ne PS Eduard Ndreca.
Ne postimin e tij Klosi ka zbuluar edhe detajet nga takimi.
“Sarandë- Ku bashkë me Sekretarin për Burimet Njerëzore Eduard Ndreca zhvilluam një takim me strukturat e Partisë Socialiste.
Bashkëbiseduam për hartimin e një platforme e cila do diskutohet në Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste që do të mbahet në fillim të tetorit.
Pas këtij turi dëgjesash e diskutimesh me të gjitha strukturat, lidershipi i partisë do të paraqesë platformën e veprimit me qëllim vënien e saj në zbatim në të gjitha nivelet e qeverisë dhe familjes sonë politike”, shkruan Klosi.