Zyrtari i Berishës thirrje Greqisë: Bllokoni emigrantët shqiptarë, mafiozi Rama është anti-grek
Gjykata e Posaçme refuzoi sot sërish lirimin nga burgu të Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, i arrestuar dy ditë para zgjedhjeve për blerje votash dhe korrupsion.
Mes atyre që nuk janë dakord me këtë vendim të drejtësisë, është edhe një zyrtar i Partisë Demokratike Dega Greqi, Paulin Dardha.
Në një koment në Facebook në postimin ku ne raportonim vendimin e gjyakatës për Belerin, zyrtari i PD-së në emigracion sugjeron që “Greqia duhet të marrë masa ndëshkuese deri në bllokimin e emigrantëve në hyrje-dalje“.
Në mbështetje të Belerit ka dalë dhe Sali Berisha e grupimi i tij në PD.
Ndësa një ditë më parë deputeti demokrat Kreshnik Çollaku kritikoi mbrojtjen që po i bëhet Belerit, të cilin ai e etiketoi si një “ushtar të të ashtuquajturit Vorio Epir”.