“Derë me derë në Ksamil”, Anila Denaj: Shumë punë dhe investime të tjera na presin në mandatin e tretë

Ksamili ka qenë ku kandidatja për deputete njëkohësisht dhe Ministre e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, ka zhvilluar me banorët e kësaj qyteze.

E shoqëruar dhe nga kreybashkiaku i Sarandës Adrian Gurma, znj. Denaj është ndalu për një viztë në familjen Skënderi, ku u premtoi se së shpejti rruga “Baba Sherifi”, ku ndodhet shtëpia e tyre do të fillojë të rikonstruktohet

“Në familjen Skënderi, kaq mikpritëse e dashamirëse, siç janë të gjithë ksamiljotët.

Si kandidate për deputete në këtë zonë, ju shpreha angazhimin tim, për të qenë afër në çdo problem.

Së shpejti edhe rruga “Baba Sherifi”, ku ndodhet shtëpia e tyre do të fillojë të rikonstruktohet”, tha Denaj.

Ajo vijoi më tej turin e saj në ccdo rrugicë për të ndarë vizionin e Partisë Socialiste, për shërbime më të mira publike dhe për të rritur mirëqënien

“Rrugicë më rrugicë me banorë të Ksamilit, për të ndarë vizionin e Partisë Socialiste , për shërbime më të mira publike dhe për të rritur mirëqënien.

Shumë punë të tjera na presin gjatë #mandatit3 dhe këtë do ta arrijmë së bashku”, përfundon Denaj. /Sarandanews.com/