Vidhet një automjet dhe lëviznin me armë, arrestohen dy persona në Sarandë

Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Policia njofton se 35 vjeçari ka ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka vjedhur një shumë parash dhe disa dokumente, ngjarje kjo e regjistruar në aksin rrugor Çukë-Berdenesh.

Në prangat e policisë ka rënë edhe një 19 vjeçar pasi u kap në flagrancë në pedonalen e Sarandës me përforcues grushti (dorezë metalike), bashkë me dy shtetas 16 vjeçarë, të cilët gjithashtu mbanin doreza metalike.

Ndërkohë, për dy shtetasit e mitur ka nisur procedimi në gjendje të lirë