Sarandë/ Kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe i penguan për kryerjen e detyrës, vihen në pranga 2 vëllezërit
Dy vëllezër, 43 dhe 35 vjeç janë arrestuar në Sarandë, ku njëri prej tyre është shpallur në kërkim.
Ata u vunë në pranga pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe i penguan ata për kryerjen e detyrës.
Gjatë shoqërimit të 43-vjeçarit, i cili ishte shpallur në kërkim policor pasi ka goditur punonjësit e një shoqërie private për sigurinë, në Kakome, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar dhe penguar për kryerjen e detyrës, nga ai dhe i vëllai.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.