Sarandë, goditen 2 raste të ndotjes akustike nga patrullimet e natës
Si rezultat i kontrolleve të kryera gjatë mbrëmjes dhe gjatë natës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në subjekte të ndryshme në zonën urbane dhe në atë bregdetare, për të verifikuar zbatimin e ligjit mbi orarin dhe nivelin e muzikës, janë konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë.
Për këto raste, janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për menaxherët e 2 lokaleve, shtetasit F. F., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe R. Z., 41 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet që gjeneronin muzikën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.