Sarandë/ Bashkëpunim Efikas për Zhvillim – Takim me Prefektin e Qarkut Vlorë
Eshte zhvilluar dje ne Sarande nje takim mes Kryebashkiakut Oltion Çaçi dhe prefektit te qarkut Vlore Flamur Mamaj.
Te pranishem ne takim ishin edhe nenprefekti Kristo Kiço si dhe kryetari i Keshillit Bashkiak.
Ne postimin e tij kryebashkiaku Oltion Çaçi ka bere te ditur çeshtjet e diskutuara.
POSTIMI
📌Takim i përbashkët me Prefektin e Qarkut Vlorë z. Flamur Mamaj, Nënprefektin z. Kristaq Kiço dhe pjesëmarrjen e Kryetarit të Këshillit Bashkiak,Sekretaren e Këshillit Bashkiak , përgjegjësin e emergjencave civile, specialist të Financës dhe departamentit juridik të Bashkisë Sarandë.
Në takim u diskutua:
1️⃣ Forcimi i bashkëpunimit midis dy institucioneve
2️⃣ Koordinimi i procedurave në përgatitjen e vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak
3️⃣Bashkëpunimi në fusha të tjera në kuadër të task-forcave
4️⃣Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes civile