Rrëzohet nga ballkoni i një resorti në Ksamil një 19- vjeçar

Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, Stacioni i Policisë Ksamil është njoftuar se ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës, shtetasi Anduel Hoxha 19 vjeç.

19-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti për pushime, në Ksamil.

19-vjeçari Anduel Hoxha është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr asistencë të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.