Monika s’ gjen karar, dje tha në Sarandë, sot thotë jam në Janinë: Vetëm 118 euro nata!
Lajmi i publikuar në gazetën TemA për pushimet e Ilir Metës me familjen e tij në një resort luksos në Skiathosit ka trazuar shumë Monikën dhe Ilirin.
Prej 48 orësh ata janë munduar të sjellin versione të ndryshme të lëvizjes së tyre, duke nxjerrë foto Sarande, Jale, lidhje me LRI në Japë, apo foto me fëmijë, vetëm e vetëm për të hequr mankthin e ndjekjes së parave nga drejtësia.
Por sot Monika Kryemadhi ka ndryshuar totalisht mendje.
Ajo pranon që ka qenë jashtë, por jo në ishullin Skiathos, por në Janinë.
“Për të gjithë ata që ngatërrojnë qëllimisht liqenin e Janinës me ishullin e Skiathosit. Janina është shumë e bukur dhe shumë lirë vetëm 118 euro nata.
Kjo foto është përshëndetje nga ana ime për të gjithë korin e shpifësave mediatik që vazhdojnë të paguhen me paratë e inceneratorëve nga Edi Rama”, shkruan Monika, së cilës i ka djegur publikimi i fotove nga Kakavija.
Në fillim u munduan ta përgënjeshtrojnë versionin e daljes në Greqi, e sot, nxorën Janinën si vendqëndrim.
Po nesër, çfarë do nxjerrin?