Meta dhe Kryemadhi ndërprenë pushimet luksoze në Greqi, kaluan sot në mëngjes në Kakavijë për të shkuar në Sarandë

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kaluar sot në pikën kufitare të Kakavijës në orët e para të mëngjesit.

Pas lajmit të publikuar në media për pushimet luksoze ne ishullin grek çifti ndërpreu pushimet dhe u kthyen urgjent në atdhe.

Hoteli luksoz në Skiathos, Greqi i ndërtuar në formën e vilave ka cmimet më të shtrenjta në zonë. Cmimi mesatar i një dhome është 630 euro.

Pas kthimit nga Greqia, Meta dhe Kryemadhi ndodhen ne Sarande.