Ksamili mes Dua Lipës dhe polakut Pawel!
Nga Arben Manaj
Une dhe Dua e duam Ksamilin, ndaj po investojme aty! Dua Lipa e ka me te lehte, per shkak te fames dhe llogarise bankare!
Ajo ndoshta ka nje kendveshtrim me idilik te “Maldiveve te Evropes”, sesa une dhe polaku Pawel, lere pastaj operatorin e jetskive, Peco, “cepellsi”nga Ksamili apo Iliri nga Kreta, qe le shtepite me qera!
Pervec Duas, te gjithe te tjeret nuk e kane te lehte te jetojne dhe punojne ne “Maldivet” e Shqiperise!
Per faj edhe te tyre, por edhe te atyre qe do duhet te menaxhojne macro”principaten e jugut”!
Ksamili rrezikon te jete nje fllucke sapuni dhe ashtu si kjo vere qe thuhet se mund te jete me e fresketa deri me sot edhe ky resort mund te jete me i mbushuri me te huaj se ne vitet ne vazhdim!
Fatkeqesia e neokapitalisteve shqiptare eshte sotpersotshmeria e fitimit, mundesisht brenda 24 oreve dhe deshtimi per nje vizion me te qendrueshem ne biznesberje!
Oferta dhe me sakte cmimet, vecanerisht te cadrave dhe shezlongeve apo disa sherbimeve te tjera, jane ne shperpjestim me bukurine ujore dhe ate c’ka Ksamili e ka prej Zotit dhe deri diku edhe te atyre qe kane vendosur te jetojne aty, duke investuar gjithshka kane fituar e fitojne ata dhe femijet e tyre neper Evrope!
Keto cmime sidomos neper plazhe, po demtojne skalionet e tjera te atyre qe mundesojne pushimet ne resort si hotelerine private, restorantet, aktivitet ujore, sherbimet e qiradhenies se makineve, me perjashtim te supermarketeve qe po bejne “kerdine”, pasi aty po e gjejne shpetimin pushuesit e huaj dhe ata vendas!
Per nje familje me dy femije minimalisht shkon 40 mije leke dy cadra qe me kursin aktual plus-minus jane 40 euro, sa gjysma afersisht e akomodimit, plus shpenzimet e ushqimit ku nje dreke minimalisht shkon 60 euro, mengjesi dhe darka e duan po aq te dyja bashke, pa perfshire argetime te tjera, nese e perzgjedh si opsion, sepse karburanti dhe udhetimet neper resorte te tjera nuk i perfshij!
Por ne Ksamil ka edhe cadra deri ne 1 mije euro me nje Dom Perignon!!! si me qene ne Mikonos!
Kunderargumenti eshte kerkese-oferta dhe nese s’ta mban xhepi shko gjetke!
Por Ksamili dhe si ofrohet ne mediat boterore eshte shume me i lire se kaq dhe zhgenjimi do perplaset si bumerang ne vitin e ardhshem dhe ne vijim!
Transporti mbetet nje tmerr i vertete, bashke me parkimin kur tere pushuesit e Sarandes i mbivendosen Ksamilit dhe pa makine private mos u nis fare!
Neper portale, polak, ukrainas, spanjoll a italian, letonez a anglez , pyesin sa kushton ardhja nga Aeroporti ne Ksamil dhe pergjigjia e vetme mbetet ne shumicen e rasteve taksite qe te kripin koken, sic mund ta imagjinosh 30 euro nga Saranda ne Ksamil!
Nderkohe qe ka autobuze dhe fugon nderqytetes nga Tirana ne Sarande a Permet, Shkoder a Kukes, perse te mos kete te pakten nje terminal nga Rinasi drejt Velipojes, Durresit, Vlores, Dhermiut a Sarandes e Ksmailit per te huajt!
Kaq e veshtire qenka krahasuar me linjat e trenave apo aeroporteve me afer resorteve apo linjave te trageteve qe kurre nuk kane operuar ne Shqiperi, aq me teper ate post-komunisten, sic shikon kur ri ulur ne Ksamil neper ngushticen e Korfuzit!
Kaq e veshtire eshte me shume autobuze urban Sarande-Ksmail apo furgona nga Ksmaili tek Pema e Thate tere pluhur dhe gropa apo ne plazhe te tjera si Arameras apo gjetke mes Sarandes e Ksmailit!
Abuzimi me cmimet e cadrave dhe plazheve po demtojne plot arrogance bizneset e tjera e nese hotelerite ne nje rast fatlume, bien dakort ( gje qe ka pak gjasa, sepse nuk ka shoqata qe te mbrojne interesat e tyre) e keta te vendosin cmime 200 euro per dhome psh, peshqit e linguinet apo rizotot me fruta deti ti hame vete pronaret e kamarieret se pushuesit ose do jene me te paket ose do gjejne alternativa me sekrete te ushqyeri!
Madje, edhe vendasit do duhet te jetojne dhe nese pushojne te paguajne si turistet dhe u rrofshin investimet se edhe ushqimet i blejne si ata!
Kur me nje karte te posacme identiteti ata te mos paguanin sic ndodh ne ishujt greke ku nje frape apo ushqimi jane mjaftueshem per cadra dhe shezlong, pa pagese shtese!
Pas plazhit, Ksamili ofron shetitje neper rruge jo perfekte dhe shpesh me mbeturina, kakofoni muzikore e te gjitha zhanereve nga nje klub tek tjetri , qe shijohet me shume nga nje promenade ende e pashtruar as edhe me ate shtrese si tek rruget e Liqenit ne Tirane dhe tezga ambulantesh!
Asnje mini-amfiteater per koncerte e shfaqe muzikantesh shqiptare qe i fundit show u daton me 21 korrikun perveluese!
Sic eshte Ksamili dhe turizmi shqiptar momentalisht do rrezultoj zhgenjyes perballe ofertave te tjera rajonale, pavaresisht mitit te krijuar si “Maldivet e Evropes”, nga nje fushate sensibilizuese e paprecedente qe mbart ne vetvete riskun e deshtimit dhe bumerangut!
Si Ksamiljot do doja dhe besoj tek vizioni i Kryetarit te ri te Bashkise se Sarandes dhe perbetimit kryeministror te surprizuar nga vota e ksamiljoteve ne zgjedhjet e fundit lokale se do investoj ne ate resort!
Por nese Rama do i besoj videove qe bashkepuntoret e tij i ofrojne ne 3D apo nga dronet, pa folur dhe kuvenduar me ata qe bejne biznes turistik ne Ksmail, do i shkoj dem edhe merita e tij personale ne promovimin, qofte edhe te Ksamilit, ku une dhe Dua Lipa kemi vendosur te investojme si shqiptare krenar dhe besimplote se kur shqiptaret orientihen drejt jane super te sukseshem, qe te mos zhenjejme polakun Pawel apo ata qe lexojne shtypin perendimor per Ksamilin!