Ja si zhvillohet “Saranda” e Francës

Vetëm 60,000 metra katrorë mjaftojnë për projektin e ri në principatën Côte d’Azur, i cili është ende në ndërtim dhe do të hapet për publikun në dhjetor 2024. Ai do të ketë pasurinë e paluajtshme më të shtrenjtë në botë, një habitat të madh detar dhe shumë dyqane luksoze. Si zhvilluesit e tij, ashtu edhe truri i këtij koncepti, Princi Albert, janë të bindur se kjo lagje e re luksoze do t’i japë vijës bregdetare të Principatës një pamje krejt të re, duke e kthyer atë në mushkëritë e gjelbra të Monakos. “Mareterra do të integrohet në mënyrë perfekte me vijën tonë bregdetare dhe në pak vite do të shihet si një shtrirje natyrore e territorit tonë”, tha ai.

Kjo lagje futuristike do të jetë një gjenialitet arkitekturor, pasi do të vendoset në një ngastër toke artificiale të bashkangjitur me një brez bregdetar në zonën e Larvottos.

Renzo Piano, fituesi i çmimit Pritzker 1998, i famshëm për dizajnet e Qendrës Georges Pompidou – e vendosur në zemër të Parisit dhe e përfunduar në 1978 – është krijuesi kryesor i arkitekturës. Renzo projektoi ndërtesën ultra luksoze me 50 shtëpi që mban emrin e tij, ndërsa Stefano Boeri, Tadao Ando dhe Sir Norman Foster janë ndër emrat që kanë projektuar në koleksionin e 10 vilave.

Firma me bazë në Paris Valode & Pistre, projektet e së cilës përfshijnë Musée d’Art Contemporain në Bordeaux dhe selinë e Clarins në Neuilly-sur-Seine, Francë, mbikëqyri dizajnin e përgjithshëm si dhe dizajnin e kompleksit të apartamenteve Les Jardins d’Eau , ndërsa hapësirat e gjelbra iu besuan arkitektit të peizazhit Michel Desvigne, i cili ka kombinuar mësimdhënien në Harvard me krijimin e ambienteve në natyrë.

Kujtohet se Monako ka gëlltitur ujërat përreth për dekada – që nga vitet 1950, 20% e sipërfaqes së principatës është krijuar në këtë mënyrë.

Megjithatë, Mareterra është një nga përpjekjet më ambicioze deri më sot. Një krijim madhështor që sigurisht tejkalon çdo patronazh bujar të mëparshëm të monarkëve të shtetit. Sidomos po të kemi parasysh se ky “zakon” ka zgjatur të paktën në 150 vitet e fundit, ku secili sundimtar ka lënë gjurmë në peizazhin e Principatës.

Ajo do të përfshijë pesë ndërtesa, dhjetë vila, një marinë, një kodër të mbjellë me një mijë pemë, një shëtitore dhe shumë dyqane.

Një qytet ekologjik lundrues

Megjithatë, ndryshimi dallues i Mareterra-s qëndron në teknikat e saj novatore dhe të qëndrueshme të ndërtimit, por edhe vendndodhjen e saj në zemër të zhvillimit të ardhshëm të Principatës. Ky projekt do të jetë eko-distrikti i parë i Monakos, një ide e nisur më shumë se dhjetë vjet më parë dhe do të përfshijë pesë ndërtesa, dhjetë vila, një marinë, një kodër të mbjellë me një mijë pemë, një shëtitore dhe dyqane. Me dorëzimin e tij, drejtori menaxhues përgjegjës për të gjithë biznesin, Guy-Thomas Levy-Soussan, mendon se do t’i japë Principatës një pamje krejt të re të gjelbër, me tokën e saj të mbushur me kopshte.

E veçanta e projektit qëndron në adoptimin e praktikave që respektojnë mjedisin detar dhe e ndihmojnë atë të zhvillohet, fakt që e dëshmon edhe emri i tij, i cili është frymëzuar nga dy elementët plotësues të projektit: deti dhe toka. “Gjithçka bëhet me respekt për faunën dhe florën”, shpjegon Levy-Soussan.

Rezultati është mbresëlënës, pasi u arrit ruajtja e një bime me rëndësi jetike për ekosistemin detar dhe Mesdheun. Ujërat e cekëta dhe fidanishtet ku peshqit fillojnë të pjellin janë krijuar gjithashtu përgjatë gjatësisë së Mareterra-s, në pritje që jeta detare të lulëzojë përgjatë vijës së re bregdetare dhe për të minimizuar ndikimet nënujore në shkëmbinj nënujorë koralorë aty pranë.

Mareterra në veçanti, do të strehojë atë që zhvilluesit e saj shpresojnë se do të jetë prona më e shtrenjtë në botë. Dhe ndërsa pronat e banimit në Monako shiten për një mesatare prej 50,000 euro për metër katror, ​​një ekspert vendas pohon se Mareterra do të marrë dyfishin e kësaj shume.