Foto që po bën xhiron e rrjetet: Klemend Balili dhe Saimir Tahiri së bashku në qelinë e burgut

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nga qelia e burgut.

Në foton që është publikuar ne media, duket ish-ministri në shoqërinë e Kelmend Balilit, i pagëzuar si Escobari i Ballkanit, me Safet Bajrin, një nga të arrestuarit e grupit Bajri në Shkodër dhe të një të burgosuri tjetër.

Pas lirimit të Saimir Tahirit nga burgu, avokati i tij, Maks Haxhia tregoi se një person me precedent të theksuar kriminal, në momentin kur kishte dalë nga burgu, i kishte shprehur keqardhje Saimir Tahirit që vuante ende dënimin.