Detaje nga ngjarja në Delvinë: I fashuar nga koka te këmbët, 12-vjeçarin e sulmuan 6 qentë e kopesë, po ruante delet

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e shënuar dje në Delvinë ku 12 vjeçari u dërgua në spital me plagë të rënda pasi ishte kafshuar nga qentë.

Mësohet se 12 vjeçari, Zenel H. Nga fshati Rusan i Delvinës, ka qenë duke ruajtur delet kur u sulmua nga qentë e një kopeje tjetër. Fëmija 12 vjec ka qenë me bagëti në një kullotë në periferi të fshatit Rusan të Delvinës, që njihet si vendi i staneve të bagëtive, mëson Report TV dhe Shqiptarja.com.

Fëmija ka qenë vetëm me bagëti i pashoqëruar nga ndonjë i rritur apo familjar i tij.

Babai i të miturit por dhe çobani po japin dëshmi në polici.

Burimet nga spitali bëjnë me dije se djali i është nënshtruar mbrëmë ndërhyrjes kirurgjikale dhe sot (25 gusht 2023)  është në gjendje të stabilizuar. Por ka dëmtime të shumta në këmbë, krah, kofshë pasi e kanë sulmuar 6 qen stani njëherësh.

Duket që plagët janë të rënda dhe nga pamjet e siguruara nga Report TV djali është i fashuar në këmbë e në krahë. Ka plagë dhe në bark.

Prindërit kanë bërë denoncimin në polici.