Deputetja e Sarandës paraqitet në SPAK
Ish-ministrja e financave Anila Denaj është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në SPAK.
Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së saj në Prokurorinë e Posaçme.
Anila Denaj qëndroi në detyrën e ministres së Financave nga 17 janari 2019 deri më 18 shtator 2021 ndërsa aktualisht është deputete e qarkut të Vlorës.