Denoncimi i një biznesi për hedhjen e mbeturinave nga banorët, reagon menjëherë Bashkia e Sarandës
Bashkia e Sarandes ka reaguar menjehere pas nje denoncimi te bere nga nje biznes vendas per hedhjen e mbeturinave nga banoret.
Punonjesit e bashkise kane shkuar menjehere ne vendin ku ndodheshin mbetjet duke bere te mundur heqjen e tyre dhe rikthyer zonen ne normalitet.
Permes nje postimi ne rrjetet sociale kryebashkiaku i Sarandes Oltion Çaçi shkruan:
“Sot me skuadrën e shërbimit ju përgjigjëm në mënyrë të menjëhershme kërkesës së ardhur nga një sipërmarrje e nderuar @greenlifemarket.saranda e cila ankohej për hedhjen e mbeturinave nga banorët.
Mbajtja pastër e qytetit, nuk është vetëm punë e skuadrës së pastrimit por dhe një përgjegjësi e jona e përbashkët”, shkruan Oltion Çaçi.