Censusi i popullsisë dhe banesave në Sarandë, Çaçi takim me drejtoreshën e INSTAT
Në kuadër të përgatitjes së fillimit të censit të ardhshëm të popullsisë dhe banesave krybashkiaku Sarandes Oltion Çaçi zhvilloi nje takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të INSTAT, Znj. Elsa Dhuli.
Në këtë takim u ra dakort për vendosjen e një bashkëpunimi të ngushtë institucional për realizimin e censit në Bashkinë Sarandë referuar edhe kuadrit ligjor.
Nga ana e Bashkisë u ofrua gatishmëri në lehtësimin e procesit të rekrutimit të punonjësve që do të angazhohen në terren (anketues) si dhe në bashkëpunin me Policinë e Shtetit për mbështetje për zgjidhjen e problematikave që mund të lindin gjatë procesit.