Aleksandër Lilo: Policia bashkiake në sherbim të lirimit të hapësirave publike dhe verifikim në terren

Vijon çdo ditë puna e shërbimeve të Policisë Bashkiake për lirimin e hapësirave publike, rrugëve, trotuareve dhe rrugicave të zaptuara.

Kontrolli i territorit, ndjekja me përparësi e ankesave të komunitetit, marrja e masave ndaj kundravajtësve si dhe lirimi i hapësirave të zaptuara, do të vazhdojë kudo, në të gjithë qytetin.

“Por jo vetëm kaq. Policia bashkiake njëherësh edhe specialistë të taksave në bashki janë në terren për kontrollin dhe verifikimin total të hapësirave të biznesit të vogël dhe atij të madh për aq hapësirë ka në të vërtetë dhe për sa hapësirë paguan taksë në bashki.

Eshte perditshmeri e punës sonë kjo”, u shpreh drejtori i Policisë Bashkiake Aleksandër Lilo.