Xhamia e ndërtuar nga katolikët: Objekti i kultit u ngrit në tokën e dy vëllezërve, Gjinit dhe Aleksit
Është një prej monumenteve më të rëndësishëm të kulturës islame në jug të vendit dhe ka një histori të veçantë.
Xhamia e Gjin Aleksit u ndërtua në shekullin e XVI rreth vitit 1590 në tokën e dy vëllezërve të cilët nga katolikë u konvertuan në myslimanë.
Ndodhet, në fshatin Rusan të Delvinës dhe mendohet se është ngritur mbi rrënojat e një manastiri me stil bizantin me urdhër të Vezirit të Madh te perandorisë Osmane.
Në punimet e saj mësohet se kanë marrë pjesë edhe vëllezërit që përqafuan islamin.
Myftiu i Xhamisë Bledar Ali tregon se ndërtimi i këtij objekti kulti u mirëprit atë kohë nga banorët e fshatit.
Xhamia karakterizohet nga një arkitekturë e veçantë. Punimet janë një përzierje e stilit ottoman dhe atij bizantin. E veçantë është po ashtu edhe akustika.
Në oborrin e saj ndodhen edhe dy objekte të tjera kulti të besimeve te ndryshme, një kishë dhe një teqe, dëshmi e bashkëjetesës fetare, vlerë e shqiptarëve trashëguar në shekuj.
Për historinë dhe arkitekturën xhamia tërheq vëmendjen e vizitorëve të shumtë.
Xhamia e Gjin Aleksit është monument kulture i kategorisë së parë dhe restaurimet e realizuara vitet e fundit e rikthyen në identitet këtë objekt kulti me rëndësi të veçantë.