Vihet në kontrroll zjarri në fshatin Bajkaj, Veli: Falenderojmë bashkinë e Finiqit për ndihmën

Eshte vene nen kontrroll zjarri i rene ne fshatin Bajkaj te bashkise Delvine.

Permes nje postimi ne rrjetet sociale kryetari i bashkise Delvine Besmir Veli ka bere thirrje per qytetaret qe te tregohen te kujdeseshem, ndersa ka falenderuar kryebashkiakun e Finiqit Romeo Çakulin per ndihmen e dhene.

“Arritëm të vendosnim nën kontroll situatën e shkaktuar nga zjarri në vreshtat e fshatit Bajkaj, në njësinë Administrative Vergo.

Gjej rastin të falenderoj Kryetarin e Bashkisë Finiq, Z.Romeo Çakuli si dhe banorët e fshatit për gatishmërinë e treguar për neutralizimin e zjarreve.

Të gjitha kapacitetet në nivel vendor janë në gatishmëri të plotë.

Bëni kujdes, Delvina është e të gjithëve”, shkruan kryebashkiaku Delvines Besmir Veli.