Seanca në GJK për Parkun e Butrinit, Zhupa: Qeveria ka gënjyer UNESCO-n
Deputetja Ina Zhupa i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese thirrjen e dëshmitarëve për koncensionin e parkut kombëtar të Butrintit.
Para Gjykatës, Zhupa tha se ka kërkuar që qeveria të dërgojë të gjithë dokumentet që i janë përcjellë UNESCO-s në lidhje me Butrintin.
“Ky është një mashtrim që i çohet UNESCO-s nga shteti shqiptar vetëm për të thënë që ne nuk e shkelur konventën e Parisit. E gënjejnë dhe përveç kësaj ata kanë një vit e gjysmë që nuk sjellin dokumente as mua dhe as Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa jonë do të jetë detyrimi i qeverisë për të sjellë të gjithë dokumentacionet që lidhen me UNESCO-n para se të vendoset koncesioni i Butrintit në Kuvend. Nuk mund të hyjmë në një gjykim duke na fshehur të vërtetat. Është e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të jetë e bindur 100% në shkeljet e Kushtetutës.
Butrinti nuk është pasuria jonë, por e gjithë shqiptarëve. Kjo është një betejë përtej politikës dhe na takon të gjithëve si shqiptarë. Kërkesa e dytë është në lidhje me thirrjen e dëshmitarëve për Butrintin. Gjykata duhet të dëgjojë ata që kanë qenë pjesë e vendimmarrjes. Nuk mund të bëhet një proces kushtetues pa dëgjuar atë që thotë që Butrinti është grek. Kam kërkuar të thirret ish kongresmeni amerikan që është marrë me çështjet shqiptare. Që flet për modelin amerikan.”-tha Zhupa.
Seanca e parë në Gjykatën Kushtetuese për Parkun e Butrintit u shty pasi Gjykata kërkoi autorizim nga 36 deputetët nismëtarë të kësaj padie.