Rama ndan videon: Ksamili në Times Square, New York


I quajtur shpesh “ Maldivet e Evropës”, Ksamili u shfaq mbrëmjen e sotme në Times Square, New York, si një ftesë për të gjithë për ta vizituar.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamjet e shfaqura të kësaj copëze të rivierës shqiptare, në Times Square, në New York.

Ksamili është një qytet i vogël në brezin bregdetar të quajtur zakonisht riviera shqiptare, që shtrihet në detin Jon me ngjyrë bruz dhe përballë ishullit grek të Korfuzit.

Këtë vit, Ksamili u rendit si vendi i dytë më i kërkuar për pushime në AirBnB në mbarë botën.