Prerja e qëllimshme e pemëve në “Syrin e Kaltër”, reagon ashpër kryebashkiaku Romeo Çakuli

Përballë aktit të turpshëm të prerjes së pemëve në një pjesë të bukurisë natyrore në “Syrin e Kalter” janë gjendur ditën e shtunë në të gdhirë, punonjësit e pylltarisë së bashkisë së Finiqit. Sipas njoftimit zyrtar të zyrës pyjore, e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë për gjetjen e personave të pandërgjegjshëm që kryenin prerje të paligjshme, duke demtuar mjedisin. Duhet theksuar se drurët e prerë janë konfiskuar nga institucioni kompetent dhe mbahen në një ambjent  të posaçëm.

Ecuria e çështjes po monitorohet nga afër nga kryetari i bashkisë së Finiqit, z. Romeo Çakuli, i cili theksoi se: “Nuk do të lejoj askënd të kryejë veprime të tilla. Kam ndërmend të bëj çdo gjë që nevojitet me qellim që fajtorët të gjenden menjëherë dhe të dënohen në mënyrë shembullore dhe më besoni dënimi do të jetë i rëndë…”