Policia Sarandës arreston një 48- vjeçar, shkaktoi aksident duke drejtuar një motomjet i dehur dhe pa patentë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 48 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u ktye pasi duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, një motomjet pa targë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Sh.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.