FOTOT: “Shqipëria e bukur”, vajza e Donald Trump publikon pamje nga pushimet në Ksamil

Ivanka Trump, vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump këtë verë zgjodhi Shqipërinë për të pushuar.

Ivanka Trump përshkoi me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare. Madje ajo ishte dhe te Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” në Tiranë.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto nga pushimet në Shqipëri në llogarinë e saj në Instagram.

“Shqipëria e bukur”, shkruan ajo.