EMRAT/ Ndërtuan pa leje në Ksamil, procedohen 11 persona në Sarandë

11 persona janë proceduar pasi ndërtuan pa lejen e organeve kompetente, në zonën e Ksamilit, disa prej tyre në tokë publike.

Sipas burimeve janë proceduar penalisht: Filip Fermanis, Korab Çekici, Gentian Hasani, Enver Dibra, Ervin Jorgo, Gramoz Abedini, Majlinda Qirjazi, Olsi Borava, Thoma Bogdani, Vaso Mekshi dhe Loert Kapushi, të cilët ndërtuan pa lejen e organeve kompetente, në zonën e Ksamilit, disa prej tyre në tokë publike.

Njoftimi i policisë/ Sarandë

Kontrolle të shtuara në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, për evidentimin e ndërtimeve të paligjshme, si dhe për lirimin e hapësirave publike.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Coastline”.
Procedohen penalisht 11 shtetas, të cilët ndërtuan pa lejen e organeve kompetente, në zonën e Ksamilit, disa prej tyre në tokë publike.
Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, veçanërisht të atyre në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Coastline”, si rezultat i të cilit nisi procedimi penal për 11 shtetas, konkretisht:
F. F., 38 vjeç, K. Ç., 26 vjeç, G. H., 43 vjeç, E. D., 66 vjeç, E. J., 37 vjeç, G. A., 54 vjeç, M. Q., 41 vjeçe, O. B., 36 vjeç, Th. B., 50 vjeç, V. M., 45 vjeç dhe L. K., 27 vjeç.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në zonën e Ksamilit, këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime të ndryshme ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, disa prej tyre edhe në tokë publike, duke zënë kështu hapësirën publike.
Kontrollet do të vijojnë në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Vlorë, me qëllim konstatimin e ndërtimeve të paligjshme, si dhe për godtijen e çdo krimi tjetër kundër mjedisit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.