80 % e turistëve në Ksamil janë të huaj
Këtë vit numri i turistëve ka qenë shumë i lartë në Shqipëri turizmi ka nisur që në muajin Mars.
I ftuar në Euronews Albania, Lyto Alliu operator turistik nënvizoi se gati 80% e njerëzve në Ksamil ishin të huaj.
Mes të huajve ishin amerikanë, britanikë dhe suedezë.
“Ka pasur një numër shumë të madh turistësh. Turizmi turistik ka filluar që në Mars. Gati 80% e njerëzve në Ksamil ishin të huaj. Unë vizitova plazhin e pasqyrave, Gjirin e Hartave dhe ishin të dendur me turistë. Kryesisht ishin amerikanë, kishte britanikë dhe suedezë. Mund t’i quaj si turistë të mirë sepse sjellin para”- tha ai.