U rrëzua nga ashensori, 55-vjeçar nga Saranda shkon i plagosur rëndë në spital, niset drejt Tiranës
Një 55-vjeçar ka shkuar i plagosur rëndë në urgjencën e spitalit “Stefan Mekshi” në Sarandë.
Refat Kolodashi 55 vjeç, banor i Metoqit, sipas bluzave të bardha, ishte rrëzuar nga ashensori dhe kishte marrë plagë të rënda në kokë.
I plagosuri mbetet ende në rrezik për jetën ndërsa pas ndihmës së parë në spital është dërguar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.