“Shoh lapidarët e dëshmorëve” – Artan Hoxha debat me sekretarin e OMONIA: Nuk kemi detyrim të bëjmë ç’na thotë Qirjako Mitsotaqisi për Belerin
Gazetari Artan Hoxha ka debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, me sekretarin e OMONIA, lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, i cili u la sot sërish në qeli nga GJKKO.
Marin Suli e ironizoi Hoxhën lidhur me deklaratat e tij për masakrën e Peshkëpisë, ku përfshin edhe Belerin.
Marin Suli: Ne po ju themi, nëse ka prova, absolutisht t’i dënoni këta njerëz. Nuk mund të ndodhë që një kandidat ta marrësh dy ditë përpara zgjedhjeve. Ai nuk ikën as me vrap, as xhiron filma sepse zoti Hoxha sheh telenovela me masakra.
Artan Hoxha: Unë shoh lapidarët e dëshmorëve të atdheut.
Marin Suli: Atyre t’ju ndrijë shpirti por nuk janë lapidarë që kanë lidhje…
Artan Hoxha: Vrasësit e tyre janë të lirë. Nuk ja kërkoj unë Greqisë këtë por ja kërkoj Shqipërisë. Fatmir Shehu, dëshmor i atdheut!
Marin Suli: I ndritë shpirti! Kush e ka fajin për këtë?
Artan Hoxha: Ai të dorëzonte armën… Tre gjykata e kanë lënë në burg.
***
Artan Hoxha: Ai ishte i dënuar në Shqipëri dhe iu shmang drejtësisë. As Strasburgu nuk i dha të drejtë. Ju punoni dhe keni pashaporta shqiptare, por nuk njihni gjykatat.
Marin Suli: Zoti Beleri është i pafajshëm e ka mbyllur SPAK…
Klodiana Lala: Jo nuk ka pafajësi. Zoti Beleri është marrë i pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Artan Hoxha: Mos u fut kot te këto për ti bërë bisht çështjes. Thuaj më mirë nuk njoh gjykatën.
Marin Suli: Unë e njoh. Ti je rast pas rasti, kur të intereson…
Artan Hoxha: Nuk jemi ne të detyruar të bëjmë atë që do Qirjako Mitsotakis. Jepni fakte.
Marin Suli: Po çfarë fakti? Që ti thua i kam provat në telefon?
Artan Hoxha deklaroi javën e kaluar se Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur në Himarë, dikur ka djegur flamurin shqiptar.
Hoxha u pyet nga sekretari i OMONIA, Marin Suli, nëse disponon prova për këtë.
Gazetari deklaroi se Beleri është dënuar nga gjykata, ndërkohë që edhe GJEDNJ në Strasburg nuk e ka hedhur poshtë vendimet e gjykatës shqiptare.
Artan Hoxha: Zoti Beleri u largua dhe nuk u paraqit. U shpall në kërkim dhe nuk u ekstradua, derisa dënimi u parashtrua.
Marin Suli: Ma trego pak, ke ndonjë foto? Ke ndonjë foto të djegies së flamurit?
Artan Hoxha: I kam edhe ato pa merak.
Klodiana Lala: Ka vendim gjyqësor për këtë. E pranoni këtë vetë, që ka kaluar dhjetë vjet dhe u parashkrua?
Marin Suli: Mos u shqetëso kot.
Artan Hoxha: Për vendimin e vitit 2003, edhe ai vendim u paragjykua dhe u quajt si vendim i dhënë nën presion. Çështja shkoi në Strasburg dhe në 2015, kur ishte kandidat zoti Beleri, ai kërkoi, që gjykimi ishte i padrejtë, pafajësi dhe dëmshpërblim. Gjykata e Strasburgut e quajti të drejtë vendimin e gjykatave shqiptare.
Marin Suli: Më jep pra një provë që ka djegur flamurin.
Artan Hoxha: E ke në gjykatë, ka mbaruar punë me këtë çështje.
Marin Suli: Nuk ka foto dhe video dhe nuk ka patur djegie flamuri.
Artan Hoxha: Unë që kam qenë aty nuk e paskam parë. Kush i ka nxjerrë fotot dhe videot atje? Sa të thashë që Strasburgu e ka nxjerrë vendimin e gjykatës shqiptare të drejtë.