Sarandë/ Plagosen me thikë dy persona, në kërkim autori
Dy persona kanë mbetur të plagosur në Sarandë. Burime konfirmojnë se 54 vjeçari Edmond Sulo ka marrë dy goditje, një në kokë dhe poshtë sqetullës.
54 vjeçari po merr ndihmën mjekësore në urgjencën e “Stefan Mekshi” të Sarandës. Sakaq, sipas policisë, i plagosur ka mbetur edhe një 62 vjeçar. Të dy ndodhën jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të qytetit pas një konflikti për motive të dobëta. Policia ka identifikuar autorit dhe e ka shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 14:00, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. J., 52 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë. Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.