Procedohet penalisht 44- vjeçari nga Saranda, ja arsyeja
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin G. D., 44 vjeç, banues në Sarandë.
Procedimi nisi sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A. F., si dhe ka dëmtuar automjetin e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.