Prefekti i Qarkut, Flamur Mamaj, takimi i parë në bashkinë Sarandë për një sërë pikash për mbarëvajtjen e sezonit
Paraditen e sotme në sallën e Këshillit Bashkiak u zhvillua takimi kryesisht për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Ky takim është i pari me bashkine e re dhe organizohej nga Prefekti i Qarkut, Vlorë me grupin e taskë forcës për sezonin turistik. Në fokus të takimit ishin një sërë detyrash, tërësisht pë turizmin.
“Menaxhimi i suksesshëm i sezonit turistik ishte fokusi i takimit të sotëm me Prefektin e Qarkut Vlorë dhe grupin e task forcës. Pikat kyçe të takimit:
✔Inspektimet e deritanishme dhe problematikat e hasura;
✔Amortizimi i akseve të destinacioneve turistike;
✔Stacionet e plazheve,sinjalistika,vrojtuesit e plazheve
✔Respektimi i 30% për plazh publik në stacionet e plazhit privat;
✔Vendparkimet;
✔Mjedisi,pastertia;🌱🍀
✔Vendbazimet/korridoret ujore; ✔Higjiena,certifikata 3D(Dezinfektim,Dezinsektim,Deratizim)
✔Funksionimi i pikave të informacionit për turistët”, bën publike në statusin e vet në fb, kryetari i bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi