Policia e Sarandës arreston shoferin e aksidentit të ndodhur dje në Qafë-Gjashtë, ku mbeti i vdekur një person
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin T. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, është përplasur me një motomjet, me drejtues shtetasin M. K., 42 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.