Erinda Seitaj zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak të Delvinës
Mbledhja e konstituimit të Këshillit Bashkiak Delvinë ka zgjedhur edhe kryetarin, 2 nënkryetarët dhe anëtarin e Këshillit të Qarkut Vlorë.
Me votim të fshehtë, por e vetme në kandidim, Erinda Seitaj është zgjedhur kryetare e Këshillit Bashkiak Delvine me të gjitha votat e anëtarëve të Këshillit PRO.
Nënkryetarë janë zgjedhur Anila Kondi dhe Skerdian Mehmeti.
Këshilli Bashkiak ka zgjedhur me të gjitha votat PRO Luan Selimin, si anëtarin përfaqësues në Këshillin e Qarkut Vlorë.