EMRI/ U rrëzua nga lartësia e stivës së barit teksa ndihmonte të atin, ndërron jetë 22 vjeçari në Konispol
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së djeshme në fshatin Shëndelli të Konispolit ku një 22-vjeçar ka ndërruar jetë.
Kristi Doda 22 vjeç ka qenë duke ngarkuar bashkë me të atin, mjetin e tyre me stiva bari. Aksidentalisht ka rënë nga lartësia e stivës së barit ku ai ndodhej dhe për rrjedhojë është dëmtuar rëndë.
Menjëherë është transportuar në Spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë.
Kristi Doda ishte njeri prej katër fëmijëve të Gjon Dodës, njëherësh edhe ndihma më e madhe e babait të tij.