Dega e Rithemelimit në Sarandë sulmon Këshilltarët e rinj: U bën pal direkt me PS-në

Dega e Rithemelimit te Berishes ne Sarande ka sulmuar Keshilltaret Bashkiak te dal nga listat e partive te tjera.

Permes bje postimi dega e Rithemelimit shkruan:

“Kostituimi i këshillit bashkiak të Sarandës tregoi edhe njëherë bashkëpunëtorët e Partisë Socialiste nën petkun e “demokratëve” të vulës.

Nga 12 këshilltar që fitoi në zgjedhje, ndërkohë që këshilltar e djathtë të dalë nga subjekte të ndryshme ishin shumicë, ju bënë 25 vota pro kryetarit socialist të këshillit, 1 abstenim dhe vetëm 4 këshilltarët tanë votuan kundër.

Votat e bashkuara për të zgjedhur kryetar socialist në krye të këshillit, votat e bashkuara për nënkryetar në shkelje të ligjit ku një i takon grupit më të madh opozitar, prania në mbledhje për të rakorduar qëndrimet me Blendi Klosin edhe këshilltarëve me kartë anëtarësie PD, janë provat e hapura për tregun e gjesë së gjallë ku pseudo opozitarët treguan veten.

Patetizmi i një mbledhje këshilli që drejtohet duke falenderuar “buldozierin politik Klosi” sic shprehej drejtuesi i mbledhjes ishte denigrim i institucionit dhe mediokritet.

Falenderojmë qytetarët e Sarandës për besimin që i dhanë këshilltarëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”  që sot janë grupi i këshilltarëve demokrat: Shpëtim Ahmeti, Farie Hyska, Enea Vasili dhe Laureta Çeçi.

Ata përfaqësojnë të vetmen opozitë në këshill dhe të vetmit që votuan kundër, tē vetmit që do mbrojnë interesat qytetarëve.

Turp për të gjitha ata që morën votat e demokratëve dhe sot i bashkuan me socialistët si dele për të marr një karrige”, thuhet ne njoftimin e tyre.