Sondazhi paraprak: Oltion Çaçi fiton bashkinë e Sarandës, ja rezultatet për kandidatët e tjerë
Prej gati një muaji Sarandanews.com ka hapur sondazhin për zgjedhjet lokale të datës 14 maj për bashkinë e Sarandës janë në garë katër kandidatë.
Për PS-në kandidon biznesmeni i sukseshëm në turizëm Oltion Çaçi, për dyshen Meta-Berisha kandidon Ardit Cikuli, PD-në Skënder Muço, dhe Gjergji Mërkuri si i pavarur.
Sarandanews.com publikon sot një javë para zgjedhjeve sondazhin paraprak të votuesve që kanë dhënë mendimin e tyre për kandidatin që duan të drejtojnë bashkinë e Sarandës pas datës 14 maj.
Sondazhi ka pasur një pjesëmarrje të lartë dhe do të vijojë deri ditën e shtunë ku do të publikojmë rezultatin final.
Nga rezultatet paraprake më i preferuari për të drejtuar bashkinë e Sarandës është kandidati i PS-së Oltion Çaçi, i cili ka deri më tani 56.58 %.
Pas tij vjen kandidati i dyshes Meta-Berisha, Ardit Cikuli me 24.94 %.
Në vend të tretë është Skënder Muço nga PD-ja me 10.75 %.
Dhe në fund kandidati i pavarur Gjergji Mërkuri me vetëm 7.73 %.
*Shënim: Të shtunën shpallet rezultati përfundimtar, ju ftojmë të merrni pjesë në votim duke klikuar ne linkun me poshte
Cili është kandidati që do të votoni për të drejtuar bashkinë e Sarandës?