Sezoni i mbarë turistik në Sarandë, porti publikon statistikat e hyrjeve gjatë 4 mujorit të parë

Duket se sezoni turistik ne Sarande ka nisur mbare.

Porti i Sarandes ka bere publike statistikat e vizitoreve qe kane hyre gjate 4 mujorit te pare te vitit 2023.

“Vetëm në 4 mujorin e parë të vitit 2023,në Portin Detar Sarandë kanë hyrë dhe dalë 76 % pasagjerë dhe turistë,më shumë se në vitin 2022.

Porti Detar Sarande vijon punën duke ofruar të gjithë shërbimet e duhura pasagjerëve, turistëve dhe kompanive turistike e detare”, thuhet ne postim.