Romeo Çakuli dhe Kristo Kiço me banorët e Karroqit: Do i japim zgjidhje ujësjellësit të fshatit
Kandidati i MEGA-PS Romeo Çakuli për bashkinë e Finiqit i shoqëruar nga kryetari aktual i kësaj bashkie Kristo Kiço kanë zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e Karroqit.
Teksa ka dëgjuar shqetësimet e banorëve, Çakuli u premtoi atyre zgjidhjen e menjëhershme të ujësjellësit të fshatit.
“Së bashku me kryetarin aktual të bashkisë së Finiqit, Kristo Kiçon, dhe kolegët e mi vizituam Karroqin. Duke biseduar me çdo qytetar, problemet që na kërkuan të zgjidhim janë zbatimi i rrjetit të brendshëm të ujësjellësit të fshatit, sepse depo e ujit tashmë është gati dhe ndërhyrja e menjëhershme e një makinerie specialistike në rrugën e Ripesit, për t’i shërbyer banorëve që kalojnë kufirin përmes Povlës”, shkruan kandidati për bashkinë e Finiqit Romeo Çakuli.