PS, fituese në 6 bashki të qarkut Vlorë, Klosi: Dyfishim i votave nga 2 vite më parë

Partia Socialiste falënderoi sot për mbështetjen në 6 bashki të qarkut të Vlorës.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun të Vlorës, Blendi Klosi në prezantimin e kandidatëve fitues deklaroi se qarku i Vlorës ka dyfishuar votat nga dy vite më parë.

“Vlora është zemra e Partisë Socialiste, dhe PS ka zemrën në Vlorë. Të 7 kandidatë tanë garuan së bashku me mijëra socialistë. Garuan së bashku me njerëz të thjeshtë, njerëz të zakonshëm dhe gjetën mbështetje në çdo shtëpi vlonjate, dhe bashkitë ku njerëzit mbështesin Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Të shtatë kandidatë tanë morën rezultat spektakolar dhe dolën më mirë se pritshmëritë tona. Të 7 kandidatët tanë dolën me vota se rezultati i dy vite më parë dhe kjo na bën për t’u thënë të gjithë socialistëve vlonjatë, në të 7 bashkitë falënderime për atë çfarë ata bënë”, tha ai.

Ai tha se “kam ardhur këtu bashkë me ekipin fitues të Vlorës, natyrisht pa ne është kandidati i Himarës, i cili me gjithë se nuk fitoi mori rezultat më të mirë se 2 vite më parë”.

Po ashtu, Klosi prezantoi kryebashkiakët e ardhshëm të qarkut Vlorë. Bashkia Vlorë Ermal Dredha, Bashkia Selenicë Nertil Bellaj, Bashkia Delvinë Besmir Veliu, Bashkia Finiq Romeo Çakulli, Bashkia Konispol Ergest Dule, Bashkia Sarandë  Olti Çaçi, ndërsa në bashkinë Himarë kandidoi Jorgo Goro.