Jolio Dine: Nëse fitoj garën e Këshillit, shpërblimin do i’a dhuroj familjeve në nevojë

Kandidati per Keshillin Bashkiak te Sarandes me Partine Levizja e Legalitetit Jolio Dine, ka percjelle nje mesazh per qytetaret ne prag te zgjedhjeve lokale te 14 majit.

Dine shkruan se ne rast se qytetaret do e votebesojne per ta zgjedhur si anetar te Keshillit Bashkiak, shperblimin do ja jap familjeve ne nevoje.

“Politiken duhet ta vendosim ne sherbim te njerezve  dhe jo te vetes!

Une e di mire se ndihma ekonomike qe shteti jep per familjet ne nevoje, eshte teper minimale dhe e pamjaftueshme. Ashtu si cdo Bashki e vendit, edhe  Saranda ka ne perberje qindra familje ne nevoje, madje shpesh edhe nen minimumin jetik.

Per kete arsye kam vendosur me zemer qe ne rast se do te jem fitues ne garen per Keshillin Bashkiak, do te dhuroj shperblimin e cdo muaji, per gjithe mandatin, tek familjet ne nevoje te Sarandes”, shkruan Jolio Dine.