Ishte shpallur në kërkim, arrestohet nga policia e Sarandës Fatos Muço

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, Fatos Muço, 60 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.