Finiq, Romeo Çakuli vijon turin e takimeve me banorët e fshatrave Vrion dhe Kalivja
Kandidati i partisë MEGA i mbështetur dhe nga PS-së, Romeo Çakuli, ka vijuar turin e tij të takimeve fshat më fshat të territorit të bashkisë së Finiqit.
Ndalesat e radhës Çakuli i ka pasur me banorët e Vrionit dhe Kalivjas.
“Në fshatin Vrion bashkëbisedova me secilin banorë veç e veç për problemet me të cilat përballet secili prej tyre. Pronësia, ndërtimi i sheshit dhe ulja e çmimit të ujit të pijshëm janë çështje që shqetësojnë shumicën e banorëve dhe duhet të zgjidhë autoriteti i ri komunal”, nënvizon Çakuli.
“U takuam në Kalivja me kryetarin e bashkisë së Finiqit z. Kristo Kiço. Banoret pasi falenderuan kryetarin e bashkise per punimet qe beri ne fshatin e tyre, si permiresimi i rrjetit rrugor dhe rigjenerimi i sheshit, me ndihmen e banoreve, kerkuan vazhdimin e ndertimit te pjeses tjeter te rruges, si dhe nje rruge bujqesore, qe ata mund të transferojnë prodhimet e tyre nga pemët e ullirit”, përfundon postimin kandidati i MEGA-PS për Finiqin Romeo Çakuli.