Familja e Berishës dhe familja e Ina Zhupës kanë mendjen tek tokat e “Teqeja e Zallit” në Ksamil
Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Blendi Klosi iu është përgjigjur akuzave të deputetes Ina Zhupa se do prishen varrezat për të ndërtuar pallate.
Në një intervistë për Euronews Albania, Klosi deklaroi se kjo nuk është e vërtetë, teksa shtoi se Zhupa e Berisha kanë konflikt të pasur interesi për tokat e grabitura në Ksamil e Sarandë.
“Si mund të ju shkojë mendja Berishës e Zhupës që do të shkulen varrezat në Sarandë dhe mbi varreza bëhet pallat.
Zhupa e Berisha kanë konflikt të pasur interesi për tokat e grabitura në Ksamil e Sarandë. Dy njerëz që kanë tjetërsuar pronat e komunitetit bektashinj.
Le të rrinë të qetë dhe të marrin rezultatin e Sarandës. Të punojnë për të gjetur një kandidat të caktuar”- tha ai.