Deputetja e Berishës në Sarandës nis justifikimet e humbjes: Po terrorizohem…
Deputetja e Berishës për Sarandën, Ina Zhupa, ka nisur të gjejë justifikimet e humbjeve në zonën që ajo përfaqëson.
Në një prononcim për Neës 24, Zhupa ka spekuluar se në rrethin e Sarandës qytetarëve po u bëhet presion nga mazhoranca për tu marrë votën.
Një deklaratë që nuk ka asnjë bazë vërtetësie pasi asnjë qytetarë nuk ka deklaruar apo vërtetuar këtë gënjeshtër të deputetes Zhupa.
Deklaratat justifikuse të saj vijnë pasi të gjitha sondazhet që po kryhen deri më tani nxjerrin në rajonin e Sarandës fitues kandidatët e Partisë Socialiste.